Report TV -Negociatat? Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë, nuk pres asgjë

2020-02-07 0

"Shqipëria nuk do të 'qëndrojë pas derës së Evropës dhe të qajë' që ajo të hapet", i tha AFP-së, kryeministri Edi Rama duke theksuar se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vet, pasi 'Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit'. Brukseli prezantoi strategjinë e re për integrimin, por kryeministri Rama nuk është optimist. "Nuk pres asgjë" tha Rama. "Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen" pavarësisht nga vendimet në Bruksel, tha ai, duke shtuar se vendi nuk mund "të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona".