BDI-ja bllokon kodin zgjedhor, kërkon balancimin e njësive

2020-02-07 0

BDI-ja ka bllokuar në Kuvend miratimin e Kodin zgjedhor pas inkorporimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së dhe kërkon që njëkohësisht të bëhet edhe balancimi i njësive zgjedhore. Disbalanci aktual, sipas Bujar Osmanit, do të sjellë një proces zgjedhor të jashtëligjshëm. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja nuk japin detaje por thonë se Kodi zgjedhor duhet të ndryshohet me konsensus. Katër nga gjashtë njësitë janë jashtë kufirit ligjor për nga numri i votuesve.