Operacioni policor i pagëzuar ?Oazi? rezultoi i tillë për 11 persona të ndaluar si anëtarë të grupit Bajri, për të cilët autoritetet nuk siguruan prova që t?i hetonin së bashku në prokurorinë e Posaçme.
Vjeshtën e vitit 2018 policia deklaroi me bujë se kishte shkërmoqur një grup kriminal në Shkodër. Por në këtë sallë të gjykatës dy prokurorë të SPAK deklaruan se nuk e provuan dot ekzistencën e grupit kriminal të ashtuquajtur Bajrat dhe se çështja duhet të shkojë për kompetencë pranë prokurorisë së Shkodrës. Një kërkesë e tillë u pranua nga gjykata e posaçme.
Në seancën e radhës , teksa pritej informacion për veprimet e mëtejshme të SPAK, dy prokurorë thanë se nga gjashtë të dyshuar të mbetur në këtë çështje vetëm dy prej tyre dyshoheshin për grup te strukturuar, por meqë grupi duhet të përmbajë më tepër se tre persona, atëherë bie akuza për pjesëmarrje në grupin Bajri.
Behar Bajri do të hetohet në Shkodër për vrasje, Safet Bajri për paracaktim të rezultatit sportiv së bashku me Asmer Bilalin, Ilir Bajri dyshohet për gjobëvënie, Ismet Idrizi për armëmbajtje dhe Emrah Plaku për ndërtim të paligjshëm.
Avokatët tregojnë se sapo çështja të merret nga prokurorët e Shkodrës do kërkojnë lirimin e klientëve.
Më herët nga grupi prokuroria kishte shkëputur edhe pesë të dyshuar të tjerë duke hapur rrugën për lehtësimin e pozitës të të gjithëve.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bajrat#SPAK#TopChannel