Preku ëndrrën e fëmijërisë, pikën më të lartë të karrierës së saj, një natë në Sanremo. Alketa Vejsiu ka prezantuar në krah të Amadeus dhe Georgina Rodrigues në natën e tretë të festivalit prestigjioz të muzikës italiane.
?Për mua kjo është ëndrra e një vajze të lindur dhe rritur në një vend te vogël siç është Shqipëria. Nëse ëndërron, mund t?ia dalësh?.
Nga salla e jashtëzakonshme e teatrit ?Ariston?, Alketa ka folur për shqiptarët, për eksodin e viteve ?90, për periudhën me të errët të historisë tonë; diktaturën dhe rolin e festivalit të Sanremos si urë lidhëse mes dy popujve.
?Faleminderit Itali, që mbajte ndezur ëndrrat tona në atë epokë të errët. Sepse ju nuk na braktisët kurrë. Nuk e bëtë kur kishim nevojë, kur merrnim anijet për të kaluar kufirin, në mënyrë që të kishim, më në fund, mundësinë për të jetuar?.
Një nga momentet kulminante ishte dueti me Bobby Solon. Alketa nuk harroi të përshëndesë edhe në shqip.
?I dua të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata që jetojnë në Shqipëri?.
Tv Klan