Ora News - Dy persona të botës së krimit duhet të deklarojnë pasurinë, 7 dosje dërgohen në SPAK

2020-02-07 2

#rtvora #oranews

Agjentët e OFL-së kanë dërguar formularë për të justifikuar pasurinë Saimir Taullaut në Lushnjë dhe Arben Isufajt në Fier. Të dy këta persona janë të njohur për drejtësinë, ndërsa Taullau njihet si rival i Aldo Bares. Njëkohësisht OFL ka dërguar në SPAK 7 dosjet e para për të hetuar dhe vendosur për konfiskim pasurie.

Trupat anti KÇK janë përqendruar këtë të premte në Lushnje dhe në Fier. OFL i dërgoi formularë për të justifikuar pasurinë, Saimir Taullaut në Lushnjë dhe Arben Isufajt në Fier, të cilët janë të dënuar dhe nën hetim për trafik të lëndëve narkotike e pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Shtetasi Taullau njihet si rival i fortë i drejtuesit të bandës së Lushnjës Aldo Bare, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve. Konfliktet nisën pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullaut në vitin 2005. Taullau njihet si biznesmen në Lushnjë por aktivitetin e tij e ka zgjeruar dhe përtej vendit, ndërsa më herët ka patur në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese.

Ndërkohë Arben Isufaj është përballur disa herë me autoritetet ku është akuzuar për trafik droge, ndërsa është lënë i lirë për mungesë provash. Pak vite më parë u rrëzua edhe kërkesa e Italisë për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj për trafik kokaine.

Që në nisje të operacionit OFL ka nisur në total 9 formularë për të justifikuar pasurinë, mes tyre emra të njohur të botës së krimit në Durrës dhe Elbasan. Tashmë Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka marrë në dorëzim dosjet e para të pasurive të cilat duhet ti verifikojë brenda 15 ditëve.

Pasuria e vëllezërve Hajri në Shijak dhe shtetasve Doçi në Shkodër do hetohet nga SPAK nëse ka prejardhje kriminale. SPAK do kryejë hetime të thelluara për pasuritë që janë kompleksi Vila Golden, 3 banesa dhe një karburant në Shijak, si dhe 6 shtëpi banimi, tokë me sipërfaqe 1891 m2, pesë automjete dhe një motor në Shkodër.

SPAK ka afat 15 ditë për të kryer hetime dhe për të vendosur nëse këto pasuri, vlera e të cilave arrin në miliona euro, do të konfiskohet apo do iu rikthehet pronarëve.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dy-persona-te-tjere-duhet-te-deklarojne-pasurin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp