Ora News - Kuvendi apelon vendimin për CEZ, Balla: Gjykata pushoi çështjen pa kryer hetimet

2020-02-07 0

#rtvora #oranews

Kuvendi i Shqipërisë ka ankimuar në Apel vendimin për pushimin e çështjes CEZ nga ana e Gjykatës së Tiranës. Taulant Balla në një deklaratë për mediat i kërkoi Gjykatës së Apelit që të rikthejë për shqyrtimin çështjen penale për të kryer veprimet hetimore, të cilat sipas kryetarit të grupit PS nuk janë bërë nga prokurori i çështjes.

Balla: Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë nuk ka kryer asnjë prej veprimeve të domosdoshme hetimore. Gjykata mund të ketë bërë një disertacion për shpjegimin e termave apo të veprave penale, por në asnjë moment nuk ka analizuar faktet.

Kryetari i grupit socialist shkon më tej duke deklaruar se kjo çështje duhet t?i kalonte SPAK-ut, ndërsa hedh akuza ndaj prokurorit dhe gjyqtarët se kanë vepruar sipas mënyrës KÇK.

Balla: Nxitimi, vrapimi i personave të interesuar, qofshin persona në hetim, të kallëzuar nga ana jonë, por qoftë edhe të prokurorit apo gjyqtarit, pa dyshim është "Kap ça të kapësh".

Kuvendi pretendon se me procedurat për privatizimin e OSSH-së janë dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut në shumën e 414 milion Euro.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kuvendi-ankimon-vendimine-gjyaktes-se-tiranes-pushimin-e-ceshtjes-cez

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange