Ora News - Soreca: Po monitorojmë operacionet e OFL, javën tjetër takimi me SPAK

2020-02-07 1

#rtvora #oranews

Bashkimi Europian po monitoron nga afër aplikimin e paketës Anti-KÇK, në kuadër të operacionit Forca e Ligjit ndërsa theksi vijon të vihet tek zbatimi I plotë I tij por dhe në përputhje me të drejtat e njeriut.

I pyetur nëse objekt i kësaj pakete do të jetë edhe Ermal Hoxha, ambasadori i BE-së Luigi Soreca u shpreh: ?Po më pyet sikur të jem unë prokuror apo në krye të operacionit Forca e ligjit. Ajo që mund të them është ky ligj i posaçëm aplikon një parim që ka funksionuar. Ndjek paranë..Ligji është i qartë për subjektet e tij dhe për BE tani në këto momente është e rëndësishme mënyra si po zbatohet ligji. Ne po monitorojmë nga afër zbatmin e këtij ligji vazhdoj të jem në kontakt të përhersmë me autoritet dhe javën tjetër do të kem takim me kreun e SPAK. Është e rëndësishme që ligji të zbatohet në mënyrë të plotë dhe në përputhje me të drejtat e njeriut"

Ndërkohë Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u shpreh: "Akti normativ ka 5 ditë që është duke u implementuar dhe ky akt normativ ka fuqi veprimi deri në 31 dhjetor 2020, të presim. Ju garantoj që çdo individ që është subjekt i këtij ligji do të jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë. OFL do të respektojë të gjitha detyrimet që janë përcaktuar në këtë akt normativ."

Deklarata u be gjate pas nje takimi ne Kakavije.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/soreca-po-monitorojme-operacionet-e-ofl-javen-tjeter-takimi-me-spak

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp