Ora News - Raporti i KiE, Luan Rama: Provë se zgjedhjet e 30 qershorit kanë rënë

2020-02-07 0

#rtvora #oranews

Nënkryetari i LSI Luan Rama thotë se raporti i Delegacionit të Autoriteteve Lokale të KiE është një provë e qartë se zgjedhjet e 30 qershorit kanë rënë.

Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Rama tha se Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut si kusht për hapjen e negociatave.

Luan Rama: Delegacioni i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës në qëndrimin e tij zyrtar thekson përmes deklaratës së bërë nga z.Gunn Marit Gelgesen që është Presidenti i Dhomës ë Rajoneve të Kongresit se për fat të keq, citoj: Zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të më tejshëm të besim të qytetarëve në institucionet e vendit.

Shqipëria duhet të përmbushë detyrat e shtëpisë të përcaktuara në rezolutën e Bundestagut Gjerman si kusht për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Prandaj mazhoranca në mënyrë të veçantë qeveria, duhet të heqë dorë nga bllokimi i qëllimshëm i Gjykatës Kushtetuese, duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të kapur Gjykatën Kushtetuese duke kompromentuar në këtë mënyrë të gjithë Reformën në Drejtësi. Sepse në mënyrë të qëllimtë ka bllokuar Gjykatën Kushtetuese pikërisht për të krijuar terrenin e pandëshkueshme risë, terrenin e mos zbatimit të ligjit dhe terrenin e kriminalizmit të më tejshëm të jetës publike, politike në vend.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/raporti-i-kie-luan-rama-prove-se-zgjedhjet-e-30-qershorit-kane-rene

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Free Traffic Exchange