Report TV - Nuk ka surpriza, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kalon Vettingun

2020-02-07 0

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu kalon vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Pavarësisht pretendimeve të sindikatës (lexo ketu), Komisioni i Jashtëm për Vlerësimin e punonjësve të Policisë së Shtetit ka vendosur konfirmimin e tij në detyrë me argumentin se është i pastër në të tre shtyllat.

Veliu ishte i pranishëm sot për t'u njohur me vendimin. Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, në analizim të të dhënave tha se kryepolici nuk ka probleme me pasurinë, pastërtinë e figurës, apo aspektin profesional (Lexo këtu lajmin për vlerësimin e Ardi Veliut).