Rama në Këshillin i Sigurimit/ Flet për prioritetet e OSBE dhe krizën në Ukrainë

2020-02-06 1

Nga pallati i qelqtë në Nju Jork, kryeministri Edi Rama e konsideroi marrjen e kryesisë së OSBE-së nga Shqipëria si një ndër ngjarjet më madhore.


Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryeministri shqiptar kërkoi ndërhyrje humanitare në Ukrainë dhe përcaktoi objektivat.

?Për Shqipërinë marrja e kryesisë së OSBE-së është një ngjarje madhore, që shënon një hap mësipërm në lidershipin tonë ndërkombëtar. Në krye të OSBE objektivi strategjik i Shqipërisë do të jetë të mbrojë veprimin shumë palësh në një kohë kur ndjejmë se po sulmohet, kjo është arsyeja kryesore që na nxiti të kryesojmë OSBE-në dhe që frymëzon kërkesën tonë të ulemi në të ardhmen në këtë këshill të shquar?, shprehet Rama.

Gratë do të jenë një rol kyç për kryeministrin në kontributin për paqen.

?Në rajonin e OSBE organizata jonë luan një rol kyç në paralajmërimin dhe ciklin e konfliktit. Shqipëria do t?i injektojë një ritëm të ri në promovimit të grave në kontributin e Paqes dhe unë e kam provuar këtë me qeverinë time. Së dyti do të jetë në plan lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmi. Lufta e trafikimit të qenieve njerëzore.

?Ne do të maksimizojmë ndërveprimin tonë sëbashku me Shtetet e Bashkuara. Mospërhapjen e armëve të vogla dhe armëve të tjera. Sfidë sigurisë kibernetike dhe këtu kemi zhvilluar një set të ri për sigurinë. Në kryesim të OSBE, ne do të frymëzohemi nga tradita jonë e tolerancës dhe respektit?, tha kryeministri.

Rama deklaroi se në Tiranë do të mbahet një konferencë kundër korrupsionit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rama#OSBE#TopChannel