Instituti GAP theksoi se me formatin e saj të ri, qeveria Kurti do të kursejë që në start rreth 13 milionë euro për një mandat, krahasuar me shpenzimet e qeverisë së mëparshme të PAN-it.
Edhe pse koalicioni VV-LDK paraprakisht kishte planifikuar vetëm 12 ministri, një ditë para zyrtarizimit të ekzekutivit në parlament, partitë njoftuan se kishin rënë dakord për 15 ministri. Por edhe kështu, nga të dhënat që ka siguruar Koha Ditore, do të kursehet mjaft, edhe pse në rastin e 12 ministrive, shpenzimet do të ishin ulur me 15.5 milionë euro.
Si u arrit saktësisht një kursim i tillë? Kjo i detyrohet faktit që qeveria Kurti do të ketë 33 zëvendësministra, ndryshe nga PAN-i që numëronte mbi 80. Këshilltarë të lartë të ministrave do të jenë 15, ndërsa në qeverisjen e kaluar kishte 21 të tillë. Edhe numri i këshilltarëve të ministrave është rrudhur nga 126, në 90. Në krahasim me shpenzimet e qeverisë Haradinaj, kjo e Kurtit do të kursejë për një mandat 10 milionë euro në paga, 1 milion në ushqime, dhe rreth 1.5 milionë të tjera në telefon celularë, karburantë e e telefona fiks.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#TopChannel