Moti i keq ne Europën Lindore shkakton disa të vdekur

2020-02-06 0

Një valë e motit të lig ka marrë jetën e të paktën tre personave në Evropën Lindore dhe atë Qendrore.


Stuhitë me borë dhe erërat e forta kanë bllokuar fshatra dhe rrugë nëpër Ballkan. Në jug të Serbisë, policia ka thënë se ka gjetur një burrë të vdekur, teksa u ka ndihmuar rreth 20 personave që të dalin nga makinat e bllokuara.

Fshatrat në lindje të Bosnjës kanë mbetur pa energji elektrike, derisa zona e Sokollacit ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Si pasojë e erërave të forta, një fëmijë ka vdekur në Sllovaki pasi është goditur nga një shenjë e trafikut, derisa në Republikën Çeke, një dru ka rënë mbi një makinë duke lënë të vdekur një person.

Në Rumani, erërat dhe bora e madhe kanë bllokuar trafikun, andaj janë anuluar 30 udhëtime me tren. Mot i ngjashëm edhe regjistruar edhe në Bullgari, pasi në aeroportin kryesor të këtij vendi janë anuluar disa fluturime.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Moti#TopChannel