Soreca: Ka shanse që Shqipërisë t’i hapen negociatat në mars - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-06 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca nuk e sheh të pamundur hapjen e negociatave për Shqipërinë në mars. Ai deklaroi nga Vlora se diçka e tillë mund të ndodhë para Samitit të Zagrebit. Për Sorecën, metodologjia e re e zgjerimit i ofron mundësi vendit tonë që të nxjerrë në pah rezultatet e arritura.?Ju e keni parë dje që komisioni europian ka zbuluar një strategji të re per zgjerimin e tij, e cila shkon në një metodologji të re me çka kanë prezantuar disa shtete. Kjo do të diskutohet tashmë në Këshillin Europian, teksa Shqipëria duhet të vazhdojë përmirësimet dhe punën e saj gjatë pranverës.Strategjia e re është një hap përpara integrimit të Shqipërisë, pasi Shqipëria do të ketë mundësinë ta prezantojë veten në mënyrën e duhur në takimin që do të kemi gjatë muajit mars. Ju më njihni tani unë jam një njeri optimist por jam dhe realist kështu që në 7 javët në vijim ne do të vazhdojmë të kemi rezultate të tjera ne rrugën drejt Bashkimit Europian.?

Free Traffic Exchange