I vunë tritol në shtëpinë e motrës police, kundërpërgjigjet ndaj Mirsad Metës

2020-02-06 0

SHKODER - Tritoli i vendosur në murin e banesës së një efektivje policie në Durrës, fshihet edhe pas ngjarjes së rëndë mbrëmë (22:40) në qendër të qytetit të Shkodrës, që fatmirësisht u mbyll pa viktima.

Ngjarja e fundit ka çuar policinë edhe drejt autorit të vendosjes së triloit në banesën e polices, Ornela Buraku më 25 janar 2020. Ai dyshohet të jetë Mirsad Meta, 26-vjeçar nga fshati Bërdicë i Shkodrës, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Mbrëmjen e djeshme, ndaj tij u bë një atentat, por që nuk shënoi viktima. Tre persona, mes të cilëve edhe vëllai i efektives së Durrësit, Ension Buraku, qëlluan me armë ndaj tij por plumbat kapën makinën e tij luksoze, një BMW me targa gjermane, dhe aksidentalisht u plagos lehtë në këmbë një kalimtare e rastësishme në pedonalen e Shkodrës "Kolë Idromeno".

Free Traffic Exchange