Plarent Dervishi dhe Suel Çela janë dy subjektet e radhës që OFL paraqiti sot. Të dy këta nuk janë emra të panjohur.
Emri i Dervishit u përmend dhe më herët në rastin e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku ai u thirr për të dëshmuar, ndërsa prej vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol.
Plarent Dervishaj ka lënë qelitë në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë. Dervishaj ka qenë i dënuar me burg përjetë në mungesë për vrasjen e Arsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda i dha atij pafajësi.
Nga ajo kohë Plarent Dervishaj është në liri ndërsa më herët, në qershor të vitit 2019 ka rënë pre e një atentati me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë.
Dervishaj njihet edhe si kunati i Lul Berishës, i cili ishte një subjektët e parë të OFL.
Ndërsa për Suel Çelën, emri i tij është lakuar shumë si i akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.
I akuzuar si fillim për vrasje të oficerëve të policisë të ngelur në tentativë, Suel Çela u konsiderua i pafajshëm edhe për veprën e kundërshtimit të forcave të policisë.
Gjykata tha gjatë vendimit se prokuroria e krimeve të rënda nuk arriti të vërtetojë me prova përfshirjen e Suel Celës në ngjarjen e tregut agroushqimor.
Prova e gjetur në automjetin audi që shfaqet edhe në kamerat e sigurisë nuk tregon nëse në momentin e ngjarjes ka qenë apo jo i pranishëm Suel Çela argumentoi më tej gjykata aso kohe.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ForcaeLigjit#ArjanNdoja#TopChannel