Ora News - Veliaj harron premtimet, në zonën e ish-bllokut ka rrugë si një shekull më parë

2020-02-06 1

#rtvora #oranews

100 vjetori i themelimit, e gjen kryeqytetin e Shqipërisë me rrugë që i ngjasojnë shekullit të shkuar. Problem nuk janë vetëm në periferi, por edhe në qendër situata është e njëjtë.

Veliaj në 2015: "Pyetja që unë kam është si jeton Halimi në këto kushte?! Nëse standardi për Halimin është që ta bëjmë Tiranën si kjo lagje dhe si ky territor, turp i madh"

Kjo deklaratë është bërë në zgjedhjet e vitit 2015. Tashmë kanë kaluar 6 vite, por edhe pse kemi hyrë në vitin e festimeve të 100-vjetorit të Tiranës, sot në shkurt të vitit 2020 gjejmë rrugë që i ngjajnë Tiranës së para 100 viteve.

Sot nuk jemi në periferi, por në mes të vendit. Në atë që quhet ?njesia shembullore?. Në mes të bllokut, në njësinë numër 5 shihen këto pamje.

Është ky bllok pallatesh tek sheshi Wilson që ka vite që ka harruar shijen e fjalës qytet, e aq më pak kryeqytet.

Puseta të rëna, gropa dhe pellgje me ujë është pamja që të ofrohet në njësinë numër 5, në rrugën "Perlat Rexhepi".

Instagrami i kryetarit të bashkisë duket që nuk ka arritur ende këtu.

Ndërkohë që bashkia harxhon miliona për festimet e 100 vjetorit, madje duke bërë dhe logo të re për kryeqytetin, sërish nuk kanë gjetur kohë dhe financime, për t?i dhënë pamje qyteti kësaj rruge në mes të Tiranës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/veliaj-harron-premtimet-ne-zone-e-ish-bllokut-ka-rruge-si-nje-shekull-me-pare

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp