Banorët e një pallati të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit janë mbledhur sërish për të protestuar, pasi firma ndërtuese nuk i është përgjigjur shqetësimit të tyre për banesat ku kanë derdhur mundin e një jete.
Sipas tyre, tentativat e firmës për riparim nuk marrin parasysh dëmtimin strukturor të godinës shumëkatëshe që është shpallur e pabanueshme.
?Pas 2 muaj e 10 ditësh jemi mbledhur për pallatin tonë pasi kishim besimin se firma do të bënte më të mirën. Para 10 ditësh u takuam me pronarin që na tha se do të kishim një përgjigje nëse pallati do të prishej apo do të riparohej. Inxhinieri na tha se pavarësisht presioneve ata do të investonin për riparim. Pallati është anuar prapa 62 cm dhe anash 20 cm. Pallati është shkatërruar nga themelet. Inxhinieri Dhimitraq Papa në fillim na tha se pallati nuk mund të drejtohet. Tani thotë se do të bëjë më të mirën për të drejtuar pallatin?.
Të shqetësuar banorët kanë zbuluar dhe një tjetër fakt që lidhet me moszbatimin korrekt të projektit të ndërtimit të këtij pallati, që në fillim.
?Ky është një dokument që e kam marrë në bashki. Ky pallat në projektin fillestar ishte parashikuar me 765 pilota dhe është ndërtuar pa asnjë pilotë. Kjo është një varrezë kolektive. Si mund të besojmë inxhinierët që premtojnë drejtim të pallatit, ndërsa mungojnë dhe pilotat?! Në këto kushte nuk mund të hyhet. Kemi fëmijë. Nga bashkia nuk ka ardhur askush që të na thotë një fjalë. Ndaj duam një ekspertim të thelluar nga shteti?.
Të irrituar, banorët shprehen se do ta përshkallëzojnë reagimin e tyre, ndërsa presin nga autoritetet një ekspertizë të thelluar para se ndërtuesi të ndërhyjë për riparimin e dëmeve.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EarthquakeAlbania#Durres#TopChannel