Nena e tre femijeve: Burri me bente gjak nga fytyra, me detyronte te vidhnim bashke

2020-02-06 2

Një 59-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve ka treguar në emisionin ?Historia ime?, në Tv Klan dhunën 40-vjeçare nga ana e bashkëshortit.
Maria ka rrëfyer në studio, se që ditën e parë të martesës burri ka ushtruar dhunë ndaj saj. Edhe pas ardhjes në jetë të fëmijëve, dhuna dhe tortura ka vazhduar, madje sipas saj bashkëshorti godiste dhe fëmijët.
Burri nuk punonte dhe Marian nuk e linte të shkonte në punë dhe jetesa për ta ka qenë e vështirë. Në studio, 59-vjeçarja tregoi se bashkëshorti i saj vidhte dhe e merrte dhe atë me vete për të vjedhur gjithashtu.
Frika që ka prej tij, e ka detyruar të qëndrojë me të pavarësisht dhunës dhe torturave.