TIRANË - "Po të dëgjoj", është pagëzimi që lideri demokrat Lulzim Basha i ka vënë një strategjie të re të komunikimit me qytetarët. Duke trokitur në dyer të rastësishme të qytetarëve, kryedemokrati futet në shtëpitë e tyre për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre. "Nuk kam ardhur as për fushatë as për zgjedhje", thotë Basha teksa futet në një familje me 4 anëtarë, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët. Kryefamiljari ka bërë disa kurse profesionale për elektricist, gips dhe lyerje për të marrë zanat, ndërsa bashkëshortja e tij është e papunë.Video, e cila është shfaqur e montuar në profilin zyrtar të Lulzim Bashës në Facebook, nuk është Live. Gjatë bisedës, Basha i kërkon kryefamiljarit nëse mund të shohë se çfarë ka brenda frigoriferit të familjes, ku situata siç edhe qytetari shprehet, reflekton fundin e muajit."Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme", shkruan Basha teksa poston videon.