#rtvora #oranews
Sindikatave e Policëve kërkon që Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të shkarkohet nga detyra. Në një dalje për mediat, pas seancës dëgjimore të vettingut, kreu i sindikatës Sadetin Fishta tha se Veliu ka shkelur ligjin.
Fishta: Që kur ka ardhur drejtori i përgjithshëm, ky marrëdhëniet i ka pasur në nivelet zero. Edhe në sqarimet që i dha komisionit lidhur me ankesën e sindikatës ai u shpreh se ligji parashikon që të ketë shumë sindikata. Kjo nuk e ka ndaluar drejtorin që marrëdhëniet me sindikatën ti ndërtojë sipas marrëveshjes që është në fuqi. Ai nuk e ka njohur këtë marrëveshje. Shkelja e ligjit është sepse ka larguar edhe drejtues sindikate nga detyra, ka emëruar në kundërshtim me ligjin edhe drejtues që nuk i përputhet vendi i punës me gradat që ka dhe nuk ka zbatuar vendimet e gjykatave, që ai i ka detyrim ligjor. Për mendimin tonë drejtori nuk ka dhënë ndonjë kontribut për ta çuar këtë organizatë në nivelin që duhet.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/sindikata-e-policise-ardi-veliu-ka-shkelur-ligjin-nuk-duhet-te-jete-ne-detyre
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp