#rtvora #oranews
Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni antiKÇK nuk mund të niste më parë pasi institucionet e drejtësisë ishin kontaminuar nga krimi i organizuar.
Edi Rama: Si mund të bëhej përpara se të kishim SPAK-un, si mund të guxonim përpara se të ndiqnim pasuritë e krimit. Gjykatat që kishim dhe kemi janë të infektuara nga krimi, janë pjesë e krimit dhe jo vetëm bashkëpunojnë. Është verifikim administrativ jo proces gjyqësor.
Gjatë fjalës në Këshillin e Atlantikut në SHBA, Rama tha se e njëjta rrugë nuk mund të ndiqet për politikanët pasi me ata duhet të merret drejtësia e re dhe jo policia.
Edi Rama: Nuk është qeveria apo unë dhe policia, është sistemi i drejtësisë, kjo është arsyeja pse po e reformojmë drejtësinë. Do të kërkojë kohë dhe forcën e institucioneve. Unë nuk kam pushtetin e 1945 që të ndjek politikanët dhe të them keni bërë diça të gabuar.
Kryeministri u ndal tek procesi i integrimit, ku nuk fshehu zhgënjimin ndaj vendeve anëtarë të BE, megjithëse pranoi se vendi ka probleme me krimin, korrupsionin e tramsparencën.
Shengeni rajonal për kryeministrin nuk është alternativë karshi BE, por një mundësi për lëvizjen e lirë.
Sa i përket protestave dhe bojkotit të opozitës vitin e kaluar, Rama tha se nuk do të ndodhin më pasi partitë politike e kuptuan që aksione të tilla nuk sjellin gjë tjetër veç shkatërrimit
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/anti-kck-tek-politikanet-rama-e-ben-drejtesia-e-re-une-nuk-kam-pushtetin-e-1945-qe-ti-ndjek
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp