Subvencionet bujqësore, miratohen kriteret sipas sektorëve

2020-02-06 0

Qeveria ka miratuar kriteret baze të sektorëve që do të mbështeten dhe masën e financimit nga Fondi i Programit për Bujqësinë për vitin 2020.


Sipas vendimit, fondi do mbështesë rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës.

Po ashtu, mbështetje do të jepet për shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike, certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike si dhe diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale. Financimi do të variojë sipas sektorëve dhe madhësisë së aktivitetit.

Për fermat bujqësore llogaritet sipërfaqe e mbjellë, ndërsa për ato blegtorale numri i krerëve të kafshëve. Përfitues do të jenë fermerët, personat fizikë, personat juridikë dhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor-të.

Para do te jepen edhe ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve për veprimtari të turizmit rural, ku përfitues janë subjektet, të cilat nuk mund të mbështeten nga programi IPARD II.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Subvencione#Bujqesi#TopChannel

Free Traffic Exchange