Haradinaj letër Kurtit: Të lutem mos e hiq taksën për mallrat serbe - Lajme - Vizion Plus

2020-02-06 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është drejtuar pasuesit të tij Albin Kurti me një letër të hapur, me anë të së cilës i lutet të bëjë rezistencë dhe të mos e heqë taksën për produktet serbe. RAMUSH HARADINAJ ISH-KRYEMINISTER I KOSOVËS Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice, dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë. Ideatori i taksës 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake, paralajmëron kryeministrin që të mos bjerë pre e kurtheve të Beogradit. RAMUSH HARADINAJ ISH-KRYEMINISTER I KOSOVËS Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin, i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës ble armë në Rusi. Të lutem, mos e kamoflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është ?reciprociteti?. Në mbyllje të letrës publike, Haradinaj vëren se Kurti nuk duhet të ndikohet nga trysnia ndërkombëtare, pasi lidertët e kosovës duhet të jenë të zotët e vetes.Kosova ka më shumë se një vit që ka vendosur tarifë për mallrat serbe, një vendim i cili ndërpreu dialogun prishtinë Beograd.

Free Traffic Exchange