Kina njoftoi se do të ulë gjysmën e tarifave, për më shumë se 1.700 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke shtuar kështu shpresat se lufta e kushtueshme tregtare mes dy vendeve po shkon drejt fundit.
Ministria kineze e Financave sqaroi se ulja e tarifave mbi mallra që mbërrijnë vlerën e 75 miliardë dollarëve, do të hyjë në fuqi në 14 shkurt. Vendimi i autoriteteve kineze vjen tre javë pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për të ashtuquajturën marrëveshje tregtare ?Faza 1?, e cila përfshinte zotimin e Kinës për të rritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve amerikane në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, gjatë dy vjetësh.
Në këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara pranuan të heqin disa tarifa të vendosura ndaj mallrave kineze. Pekini shfaqi shpresën se të dy vendet do t?i përmbahen marrëveshjes tregtare, dhe ta zbatojnë atë për të rritur besimin e tregut, forcimin e tregtisë dypalëshe dhe ndihmën për rritjen ekonomike globale.
Masa vjen në një kohë kur ekonominë e Kinës po e rrethojnë shqetësime të mëdha nga efektet që ka pasur mbi të shpërthimi i koronavirusit që ka marrë mbi 500 jetë njerëzish. Ekziston po ashtu frika, se kriza mund të ngadalësojë rritjen ekonomike në nivel global.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#China#TopChannel