Ora News - Dëshmia tronditëse nga Durrësi: Fëmijët e gjetën të ëmën të vrarë, i ati del në gjyq

2020-02-06 7

#rtvora #oranews

Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë arrest me burg për Lulzim Cukun. Ai masakroi me thikë bashkëshorten e tij 12 vjet më të vogël të shtunën e 1 shkurtit në Durrës.

Me pranga i braktisur nga familjarët por dhe avokati, Lulzim Cuku, shfaqi pendesë të madhe për krimin e kryer.

Meqë avokati që kishte kontaktuar nuk kishte shkuar gjykata i caktoi një avokat kryesisht.

Më i madhi i tre fëmijëve të çiftit është vetëm 10 vjeç.

"Nga kati i dytë dëgjoheshin të qarat e fëmijëve dhe policia më pas ka parë trupin e gruas të vdekur dhe tre fëmijët e mbuluar me gjak. Burimet bëjnë me dije se vajza ka dëshmuar në prokurori se ?babi e rrihte mamin. Atë ditë e kishte tërhequr nga banja dhe më pas ajo e kishte gjetur nënën të mbytur në gjak." informon gazetari i Ora News, Mark Brunga.


Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të shtunën në banesën e familjes Çuku në Xhafzotaj të Durrësit. Pas krimit, 45 vjecari u largua nga vendngjarja ndërsa disa orë më pas u vetëdorëzua në policinë e Burrelit.

Familja Cuku ishte me origjinë nga Dibra por prej vitesh ishin vendosur në Durrës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/del-para-gjykates-burri-qe-vrau-gruan-la-tre-femije-jetim

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp