Report TV - Fatura e tërmetit, Rama: E di që ndihma nga konferenca do të jetë larg asaj që duhet

2020-02-06 0

Fatura e dëmeve nga tërmeti që u zbulua dje shkonte në mbi 850 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliard euro. Kryeministri Rama u shpreh se edhe pse shpreson te Konferenca e Donatorëve, është i ndërgjegjshëm që ndihma që do të marrin është larg asaj që duhet.

"Dëmet janë përtej një miliard euro që për ekonominë shqiptare janë shumë. Por objektivi ynë është të rindërtojmë gjithcka, por jo të shkurtojmë projekte të rëndësishme. Jemi në pritje të Konferencë së Donatorëve, do të marrim ndihmë, por e di se do të jemi larg parave që na duhen, por kemi një plan tjetër".

Gjatë fjalës së tij ai u pyet edhe për vizitën në zonën e konfliktit në Ukrainë, ku ishte në cilësinë e drejtuesit të Presidencës së OSBE-së. "Zona e konfliktit në Ukrainë është ferri mbi tokë. Ka një lumë të vogël që ndan dy zonat në konflikt. Do të ishte mirë të conim të rinj të llastuar për të parë se cfarë po ndodh në kontinentin tonë" tha ai.