Report TV-Aktivitet kriminal në Gjermani e Itali,OFL u 'vihet pas' dy të fortëve në Durrës e Elbasan

2020-02-06 0

Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën me dy 'të fortë' të tjerë që tashmë duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre. Në ditën e katërt të punës OFL u ka nisur formularin e deklarimit të pasurisë:

- P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale ?Trafik i qenieve njerëzore?.

- S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

"Në vijim të operacionit Forca e Ligjit, dhe në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, sot më datë 6 shkurt 2020, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

- P. D., me banim në Durrës, pasi rezulton në hetim në Gjermani për veprën penale ?Trafik i qenieve njerëzore?.

- S. Ç., me banim në Elbasan, pasi rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. 
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre. 

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.