#rtvora #oranews
Bashkimi Evropian pritet që të marrë një vendim në Samitin e Zagrebit për hapjen ose jo të negociatave. Është miratuar edhe një metodologji e re, që përcakton edhe procesin e zgjerimit, por kryeministri Edi Rama është zhgënjyes nga vendet e BE.
Nga SHBA, kreu i ekzekutivit tha se këto vende kanë një nivel hipokrizie, pasi do të ishte më e ndershme të thonë që kanë probleme mes tyre dhe jo me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.
Rama theksoi se qëndrimi i Francës dhe Presidentit Macron nuk ka të bëjë me Shqipërinë.
Edi Rama: Ajo çfarë po ndodh gjatë këtyre ditëve e bën të qartë. Nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me ata, me vendimin e tyre se çfarë duan për veten e tyre dhe procesin e zgjerimit. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie sepse do të kishte qene shumë më tepër e natyrshme dhe e ndershme që të thonin: Ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati sepse duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Është e lehtë ti thuash një vendi si Shqipëria apo Maqedonia se nuk jeni gati. Ne nuk po flasim për tu bërë anëtarë, por për të çelur bisedimet e anëtarësimit. Na u dha me shkrim çfarë duhet të bënim dhe komisioni evropian tha që i keni përmbushur. KE ka njerëz që merren me Shqipërinë dhe flasin me fakte, ndërsa të tjerët flasin çfarë shkruhen në gazeta, por na duhet të bashkëjetojmë me këtë.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/negociatat-rama-vendet-e-be-kane-nivel-te-caktuar-hipokrizie
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp