OFL,Kush janë tre personat që duhet të vërtetojnë pasurinë - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-05 3

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Operacioni ?Forca e Ligjit? ka pasur në epiqendër këtë të mërkurë qytetin e Durrësit. Formularët e posaçëm të OLF-së për të justifikuar pasuritë i janë dërguar tre personave që rezultojne me të shkuar kriminale.Bëhet fjalë për Dashamir.Gj, i dënuar në Itali për tafikim të qenieve njerëzore; Emiljano H., i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash; Edlir H., për të cilin dyshohet se gëzon pasuri të ngritur nga krimi.Këta individë duhet t?u përgjigjen për 48 orë të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut. Ky i fundit do të vlerësojë dosjen e përgatitur mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t?i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit. Jo më shumë se 6 muaj, Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.