Fatura e dëmeve nga tërmeti në Shqipëri 985 milionë euro - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-05 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria shqiptare publikoi faturën zyrtare të dëmeve që la pas tërmeti I 26 nentorit të vitit të kaluar në disa zona të vendit.Ministri Bledi Çuçi deklaroi se fatura e përllogaritur është 985 milionë e 75 mijë euro.Për këtë përllogaritje, tha Çuçi, kanë punuar 90 eksperte të fushave të ndryshme deri në datën 30 janar.Ekspertët që janë angazhuar në këtë proces, në bazë të metodologjisë së gjithëpranuar, kanë vlerësuar dëme dhe humbje në shumën prej 985,074,906 Euro. Megjithatë kur vjen fjala tek vlerat financiare të cilat do ti shpjegojë më mirë ekspertja, vlen të theksohet se ky dokument nuk është shterues dhe do të shërbejë si udhërrëfyes për Programin e Rindërtimit. Unë gjej rastin këtu të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë ekipin e ekspertëve që kanë punuar për këtë raport pa të cilin ne nuk mund të shkonim në konferencën e donatorëve më 17 shkurt në Bruksel. Deri më tani kemi hartuar një fond me metodologjinë e rasteve të fatkeqësive në botë dhe 18 zonave të prekura nga tërmeti. Kjo fature do tiu bëhet e ditur edhe ndërkombëtareve në konferencën e madhe të donatoreve që do të mbahet në datën 17 shkurt.Qeveria ka përcaktuar edhe zonat e rindertimit në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhe që ishin edhe më të prekurat nga tërmeti I 26 nentorit të 2019 kur humben jetën mbi persona dhe mbeten të pastrehe mijëra të tjerë.