TIRANË- 50- vjeçari Përparim Kovaci është arrestuar pasi ishte i shpallur në kërkim për mashtrim.
Kovaci rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për ?Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë?, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet, 10 muaj e 18 ditë burg.
Ai u kap në zonën e ?Komunës së Parisit? dhe më pas u dërgua në qeli.