Reshjet e bores bulojne zonat malore te vendit

2020-02-05 0

Prej orëve të para të mëngjesit, reshjet e dëborës kanë përfshirë të gjithë rajonin e juglindjes.

Akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë-Thanën dhe Ersekën janë të qarkullueshme normalisht.

Vështirësi për lëvizjen ka në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka arritur në 20 cm.

Rruga drejt Dardhës, ku bora i ka kaluar 25 cm, është e qarkullueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa në aksin Korçë- Voskopojë nuk ka vështirësi për mjetet.

Reshjet e borës vijojnë me intensitet të lartë në zonat e thella malore, ku një pjesë e rrugëve dytësore janë të bllokuara.

Si pasojë e motit kanë mbetur pa energji disa fshatra të njësisë administrative Çërravë në Pogradec, po ashtu Vithkuqi dhe disa fshatra në fushën e Korçës.

Gjithashtu reshje të dendura dëbore kanë përfshirë Dibrën dhe Bulqizën ku trashësia arrin në 20 cm në qytet dhe në mbi 45 cm në zonat e thella.

Rrugët nacionale Peshkopi ? Tiranë dhe Peshkopi ? Kukës janë të kalueshme.

Në disa segmente në Kalanë e Dodës duhet të përdoren zinxhirët.

Tv Klan

Free Traffic Exchange