Ora News - Punonjësit e rafinerisë në Ballsh mblidhen sërish para uzinës

2020-02-05 0

#rtvora #oranews

Naftetarët e uzinës së Ballshit kanë vijuar edhe sot protestën e tyre dhe janë mbledhur përpara uzinës.

Mësohet se një grup negociatorësh do të bëjnë një takim nesër në Ministrinë e Infrastrukturës me zëvendës ministrin, ndërsa pjesa tjetër do të mblidhet sërish perpara uzines edhe ne Fier përpara prefekturës.

''Nesër kemi caktuar një grup negociatorësh prej 4 vetash nga punëtorët për të bërë një takim me zëvendës ministrin. Në rast se në nuk do ketë një zgjidhje, atëherë ata do të protestojnë përpara kryeministrisë.

Zgjidhje tjetër nuk ka derisa të shlyhen pagat dhe të thonë nëse do vazhdojë puna ose jo. Nëse nuk do vazhdohet më puna atëherë të na japin ca na takon sipas ligjit shqiptar''.

Kjo është një kompani fitimprurëse dhe pavarësisht nga kompanitë qiramarrëse që vijnë dhe ikin, ne shpresën e kemi te shteti.

Çdo zgjidhje është kërkuar në mënyrë ligjore dhe besojmë që të kemi një kompromis nesër.' u shprehën disa nga punëtorët.

Ata thanë se janë më shumë se kurrë të bashkuar, sepse kërkojnë të drejtat legjitime, pagat e prapambetura të cilat kompania e ka detyrim për t?i dhënë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/punonjesit-e-rafinerise-ne-ballsh-mblidhen-serish-para-uzines

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp