Pas një muaji 'të thatë', nisin reshjet të shiut dhe erërat e forta në Kukës! 12 fshatra pa drita

2020-02-04 0

KUKËS- Pas një muaji të "thatë" e temperatura pozitive, Kukësi është përfshirë ditën e sotme nga një stuhi e fortë shoqëruar edhe me reshje shiu.

Moti i keq me erë të fortë dhe shi të dendur ka lënë pa energji rreth 12 fshatra të Grykës së Vanave në Bashkinë e Kukësit, e ndërsa pritet që mesnatë të nisin edhe reshjet e dëborës. Si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur vështirësi në qarkullimin rrugor, por fatmirësisht nuk është raportuar për asnjë incident