Akuzat per dhune nga Bashkia, reagon PD: Veliaj befason serish

2020-02-04 1

Akuzat e Bashkisë së Tiranës se kreu i opozitës Lulzim Basha së bashku me 4 shoqërues të tij ka hyrë me forcë pasditen e kësaj të marte në ambientet e godinës nr 4 në Qytetin Studenti duke ushtruar dhunë ndaj recepsionistes, Partia Demokratike i quan qesharake dhe thotë se Kryebashkiaku Veliaj ndihet i frikësuar nga vizita që Basha i bëri disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt.

?Atëherë kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes, Erion Veliaj befason sërish. Këtë herë, përtej fasadës që përcjell në videot dhe fotot e propagandës së tij, ndihet i frikësuar nga vizita që kryetari i PD i bën disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt. Atë qe s?e ka bërë dot Ramiz Alia në grahmat e komunizmit në Qytetin Studenti, mundohet ta realizojë pinjolli i rilindjes, në krye të bashkisë moniste. Në asnjë vend të botës së lirë kryetari i opozitës nuk pengohet të vizitojë një ambient publik apo të takojë studentë. Kjo mund të ndodhë në Korenë e Veriut. Ose në Tiranën e Erion Velisë. Ku thjesht një vizitë i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën që përcjell propaganda?, thotë në një reagim zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

Sipas saj askush nuk do mund ta pengojë misionin e opozitës për të treguar të vërtetën.

?Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurt se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetarë çdo ditë. Askush nuk mund ta ndalojë misionin e opozitës. Të tregojë të vërtetën që propaganda e stisur dhe e blerë shtrenjtë nga oligarkët e qeverisë përpiqet t?u servirë shqiptarëve?.

Reagimit, Zhupa i bashkëngjiti edhe një video nga bashkëbisedimi i Bashës me studentët brenda ambienteve të Qytetit Studenti./tvklan.al