Goga Basket fitoi për herë të parë Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.
Skuadra durrsake mundi Vllazninë me rezultatin 80-70 në finalen e zhvilluar në sallën sportive ?Feti Borova? në Tiranë.
Një sukses i kërkuar me ngulm nga Goga. Vllaznia zotëroi lojën në gjysmën e parë, duke e mbyllur me 10 pikë avantazh, ndërsa pas pushimit ishte Goga Basket që u tregua më kërkuese.
Skuadra e drejtuar Afrim Bilalit përmbysi disavantazhin falë edhe lojës më të kujdesshme në mbrojtje.
?Nuk dorëzohemi edhe sikur të jemi 20 pikë në disavantazh. Kemi edhe një stol të mirë?.
Goga Basket tani duhet të mbrojë titullin kampion i Shqipërisë të fituar vitin e kaluar.
Tv Klan