Rudina - Valentin Veizi dhe aktorja Pranvera Veizi rrefejne jeten e tyre! (04 shkurt 2020)

2020-02-04 18

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Aktorja e kinematografisë shqiptare, Pranvera Lumani dhe kompozitori Valentin Veizi ishin të ftuar këtë pasdite në emisionin ?Rudina?, në Tv Klan. Të dy ata janë kontribues të artit në Shqipëri dhe prej 22 vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pranvera dhe Valentini janë rikthyer me artin e tyre në Shqipëri pas disa vitesh, ku janë të dy pjesë e filmit ?I love Tropoja?. Pranvera luan rolin e nënës së personazhit kryesor në këtë film, ndërsa Valentin Veizi është kompozitori i kolonës zanore të filmit ?I love Tropoja?.

Kompozitori Valentin Veizi ka zbuluar për herë të parë edhe talentin e veçantë të këngëtares mjaft të njohur sot Elsa Lila. Në studio, ai ka treguar se zëri i saj unik ka spikatur midis fëmijëve të tjerë.

Valentin Veizi: Elsa ishte në klasë të tetë atëherë dhe një mësuesja ime më kërkoi ta ndihmoja për një aktivitet që bëhej në shkollën e tyre. Midis fëmijëve më bëri përshtypje një zë shumë i veçantë, komplet ndryshe nga gjithë të tjerët, nga gjithë ata që unë kisha dëgjuar. Vendosa t?i shkruaj një këngë. I them xhaxhait të asaj që e kisha shok, mik i them kështu-kështu. Shkruaj ?Pyes lotin?, ia tregoj, kënga pëlqehet. Vendosëm ta çojmë në festival, pa e ditur që do të merrte ato përmasa. Por falë realizimit të këngës, tekstit dhe zërit të Elsës, unë tani diskutoj për ?Pyes lotin?, pas 24 vitesh dhe kënga dëgjohet dhe pëlqehet. Nuk ka satisfaksion më të madh për një kompozitor, sesa të flitet për një krijim pas kaq vitesh./tvklan.al