5 vjetori i Konferencës së Jaltës – Rendi i ri i paqes pas Luftës së Dytë Botërore

2020-02-04 3

Kur Gjermania naziste ndodhej para kapitullimit fuqitë e ardhshme fituese të Luftës së Dytë Botërore morën vendime historike në Jaltë para 75 vitesh. Me këtë ata i hapën rrugën organizatës më të rëndësishme globale sot.


Fotoja përshkoi botën para 75 vitesh: Krah për krah janë të ulur kryeministri britanik Winston Churchill, presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt dhe diktatori sovjetik, Josef Stalin. Të zhytur në palltot dimërore, që duken si mburoja, ata i kanë drejtuar sytë me seriozitet nga kamera. Një skenë, që duhet të demonstronte unitet mes fuqive botërore. Dhe shpresë për paqe të vazhdueshme pas Luftës së Dytë Botërore që ndezi Gjermania naziste. Kjo foto është bërë gjatë zhvillimit të Konferencës së Jaltës, të thirrur nga Bashkimi Sovjetik. Në Pallatin Livadija të qytetit turistik në Krime, në Detin e Zi të ashtuquajturit, ?Tre të Mëdhenjtë? negociojnë më 4 shkurt 1945 për fazën e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Sepse ?perandoria mijëvjeçare e proklamuar nga Hitleri ndodhej para shkatërrimit.

Në Perëndim dhe Jug të Europës amerikanët dhe britanikët po përparonin megjithë rezistencën e fortë të Wehrmachtit gjerman. Nga Lindja trupat sovjetike gjatë ofensivës së dimrit ishin duke ardhur deri 100 kilometra larg kryeqytetit gjerman. Më 30 prill Hitleri bëri vetëvrasje në ?bunkerin e fyhrerit?. Më 8 maj Gjermania naziste kapitulloi. Nga fundi i luftës llogariteshin përafërsisht 60 milionë të vdekur.

Në Jaltë, ku dikur cari dhe aristokracia ruse kalonin pushimet, duhej që pas bisedimeve të para në Teheran, po me ftesën e Bashkimit Sovjetik, të përcaktoheshin vijat kryesore të rendit të ri të paqes dhe denazistifikimi i Gjermanisë. Të tre krerët kryesorë duhet edhe të përcaktonin bazat e ndarjes së pushtetit të fuqive. Këtu bënte pjesë edhe projekti i organizatës më të rëndësishme globale, Kombeve të Bashkuara.

Konferenca ndodhet para detyrës së vështirë të pajtojë interesat e ndryshme të fuqive fituese të luftës. Ajo që e bashkon Stalinin komunist me kapitalistët Roosevelt dhe Churchill është armiku i përbashkët: Gjermania. Ende nuk ka shenja, se nga aleatët e koalicionit kundër Stalinit me fillimin e Luftës së Ftohtë në vitin 1947 do të krijohen kundërshtarë. ?Churchill dhe Roosevelt kanë komunikuar gjatë gjithë viteve të luftës dhe janë takuar. Me Stalinin ata ishin takuar vetëm njëherë në Teheran në vitin 1943. Ata ishin të mendimit, se bashkëpunimi edhe pas luftës do të zgjaste me vite, në mos me dekada dhe ishin për këtë të gatshëm për kompromise?, thotë historiani i Universitetit të Kölnit, Jost Dülffer në bisedë me DW.

Si Churcilli edhe Roosevelt nuk janë dakord me vendin e konferencës. Presidenti amerikan i sëmurë rëndë duhet të përshkojë 11.000 kilometra rrugë me anije dhe avion. Kurse nga Churchilli janë ruajtur fjalët se ?nuk gjendej vend më i keq, se Jalta edhe sikur të kërkoje dhjetë vite.? Kurse për strategun e pushtetit, Stalin është shumë e rëndësishme që takimi zhvillohet në tokën sovjetike, me qëllim që si mikp...