"Ngritja e SPAK-ut dhe BKH-së do të çmontojë kulturën e pandëshkueshmërisë". Kështu deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. "Me ngritjen e SPAK tashmë ka filluar një kapitull i ri për rezultatet që presim për luftën kundër korrupsionit dhe unë mendoj se viti 2020 do të jetë një vit vendimtar për sa i përket zbatimit të reformës në drejtësi. Në të gjitha politikat tona, rekomandimet e komisionit evropain dhe një sërë partnerëve të tjerë janë të mishëruara me objektiva dhe masa konkrete me qëllim zbatimin e tyre dhe arritjen e rezultateve të dëshiruara.