http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Komisioni europian do të prezantojë të mërkurën metodologjinë e re të zgjerimit të Bashkimit Europian.Megjithëse ky dokument vjen i propozuar nga Franca e cila është shprehur skeptike për celjen negociatat, komisioni europian do të propozojë dokumentin pa kushte të reja shtesë për shqipërinë. ANA PISONERO ZËDHËNËSE E KOMISIONIT EUROPIAN Qellimi yne nuk eshte te ridizejnojme politiken e zgjerimit, nuk do te propozojme ndryshime ne kushtet per anetaresimin ne Bashkimin Europian, kushtet jane shume te qarta, nuk do te ndryshojne, nuk do te propozojme te ndryshojne rregullat. Ajo cka do te propozojme neser eshte te bejme procesin e negociatave me te besueshme. Te japim nje drejtim politik me te forte. Deshirojme te jete nje proces me i parashikueshem dhe me dinamik. Komisioneri per zgjerimin Oliver Varheyli do te prezantoje metodologjine e detajuar të zgjerimit në Komitetin e politikave te jashtme ne parlamentin europian, e më pas, ky dokument do tu prezantohet vendeve anëtare. Dokumenti u propozua nga Franca, pasi presidenti Emanuel Macron nuk i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mundësinë e celjen së negociatave në muajin tetor.