Zbardhet plagosja e ciftit gjate grabitjes ne Allias

2020-02-04 2

Policia ka zbardhur plagosjen e çiftit Petrit dhe Afërdita Laze mbrëmjen e 19 Janarit në banesën e tyre në Allias. Në pranga është vënë njëri nga autorët e ngjarjes, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjeve.

I arrestuari është 28-vjeçari Fatjon Mërtënika i lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim është Markelian Cungu, një emër i njohur për drejtësinë.

I riu njihet si një hajdut serial që në moshë të mitur. Ai është ndaluar dhjetra herë për vjedhje, por për shkak të moshës është liruar shpejt. Në vitin 2016 u arrestua pas vjedhjes në shtëpinë e një biznesmeni vetëm pak ditë pasi kishte dalë nga qelia. Në atë kohë vetëm njëri nga komisariatet e Tiranës e bëri përgjegjës për të paktën 70 vjedhje.

Policia thotë se ka mundur të gjejë të fshehura rreth një kilometër larg banesës që tentuan të vidhnin një kallashnikov dhe një pistoletë, që dyshohet se janë përdorur nga autorët në grabitjen e Alliasit.

Bashkë me armët policia gjeti të fshehura një maskë, municion luftarak, fasheta plastike dhe sende të tjera.

Në grabitjen e 19 Janarit, çifti Laze pikasi hajdutet që kishin hyrë në shtëpi, por ata hapën zjarr duke plagosur 61-vjeçarin në bark dhe bashkëshorten e tij në këmbë. Sipas policisë, të rinjtë tani rrezikojnë deri në 15 vite burg për akuzat e ?vjedhjes me armë, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë?, e shoqëruar me pasojë plagosjen e rendë të dy shtetasve dhe ?armëmbajtje pa leje?.

Tv Klan