Detaje të reja kanë dalë në skenë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Elbasan, ku të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur pasi një i dyshuar duke i ikur policisë ka përplasur postbllokun e ngritur në aksin Librazhd-Elbasan.
Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën të ditur se shoferi i pabindur është Ardilent Sheu nga Gjirokastra, ndaj të cilit policia është vënë në ndjekje që nga qyteti i Elbasanit Sheu ishte i kërkuar për veprën penale kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike ndërsa gjatë ndjekjes ai ka mundur tu shpëtojë tre postblloqeve. Por në Elbasan duke mos patur rrugëdalje ai ka marrë para postbllokun e policisë. Pasi ka çarë mes për mes postbllokun autori i arrestuar ka përplasur edhe dy makina të tjera duke shkaktuar 5 të plagosur.
Mes të plagosurve është edhe një efektiv policie, Eugen Abdurrazaku, ndërsa të plagosurit e tjerë janë Diana Plaku, Durim Plaku, Albert Cani dhe Adriana Mukja.
Pas aksidentit policia ka arrestuar autorin i cili mbeti edhe vetë i plagosur.