Qeveria kineze ka akuzuar SHBA se po përhap panik me reagimin e saj ndaj shpërthimit vdekjeprurës të koronavirusit. Kjo pason vendimin e SHBA për të shpallur emergjencën e shëndetit publik dhe për të mohuar hyrjen në territor amerikan të shtetasve të huaj që kanë vizituar kinën gjatë dy javëve të shkuara. Më shumë se 17 mijë raste të prekjes nga koronavirusi janë konfirmuar në Kinë. Rreth 361 persona kanë humbur jetën atje.
Jashtë Kinës, ka më shumë se 150 raste të konfirmuara dhe një viktimë, në Filipine.
?Veprimet e SHBA mund të krijojnë dhe përhapin panik në vend që të shërbejnë si ndihmë?, tha në një konferencë për shtyp një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze. Sipas tij, SHBA ishte vendi i parë që vendosi ndalimin e udhëtarëve kinezë dhe i pari që realizoi tërheqjen e stafit diplomatik. Dhe kjo vjen nga një vend si SHBA, me aftësi të mëdha në parandalimin e epidemive. OBSH ndërkohë ka paralajmëruar se mbyllja e kufijve mund të përshpejtojë përhapjen e virusit nëse udhëtarët hyjnë në vende të ndryshme jo zyrtarisht. Ajo rekomandon ndërkohë, skanimet në pikat e kalimit kufitar.
Ndërkohë kina, sipas zyrtarëve vendas, ka nevojë urgjente për maska mjekësore, kostume mbrojtëse dhe mjete të tjera. Sipas ekspertëve, më shumë se 75 mijë vetë mund të jenë infektuar në qytetin e Wuhanit dhe një raport në revistën mjekësore Lancet nënvizon se pjesa më e madhe e viktimave të virusit kanë pasur sëmundje të mëparshme. Pjesa më e madhe e të infektuara ka gjasa ta marrin veten plotësisht, sic do të ndodhte pas një gripi normal. Një ekspert në komisionin kombëtar kinez të shëndetësisë tha se një javë është kohë e mjaftueshme për tu shëruar nga simptomat e koronavirusit.
Koronavirusi ndërkohë ka gjunjëzuar bursat aziatike me frikën për pasojat e rënda të tij, në ekonominë e dytë më të madhe në botë, që po rritet nga dita në ditë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Koronavirusi#Kine#TopChannel