Deputeti Lefter Maliqi në një intervistë për Report Tv u shpreh se Saimir Tahiri pas dënimit nga gjykata me lobimin në SHBA që ka filluar ka nisur luftën brenda llojit, pasi është i zhgënjyer nga kryeministri Edi Rama. "Mua më vjen mirë që ka filluar lufta brenda llojit dhe meqë mori këtë dënim kërkon të takohet me strukturat e SHBA-së, Saimir Tahiri ka një zhgënjim nga Rama dhe një luftë me Veliajn, ka filluar një përplasje mes palëve, ju shërben socialistëve. Jam i bindur, që kjo duhet pastruar dhe të vijnë figura të reja të PS-së. Është paguar 20 mijë euro" deklaroi ai.