Pa Gjurme U nis në Bari për një skaf, në kërkim vlonjati. Kërkoi ndihmën e shokut humbën të dy

2020-02-03 1

Fati i tij nuk dihet ende, nëse u arrestua apo jo, por ajo që familjarët shpresojnë shumë është se 35-vjecari Sokol Imeraj është gjallë. Kjo nisur edhe nga telefonatat me bashkëshorten, pasi mbërriti në Bari me qëllim se do të merrte një skaf atje. Historia e vlonjatit rrëfyer nga familjarët në emisionin ??Pa Gjurmë??, që u nis nga porti i Durrësit në drejtim të Barit në Itali ka lënë hije dyshimi pas, që nga kërkesa ndaj bashkëshortes për të mbajtur sekret largimin e tij dhe deri tek humbja e gjurmëve që prej vitit 2013. Bashkëshortja në ??Pa Gjurmë?? rrëfen komunikimet e pakta që pati me Sokolin dhe dyshimet pas zhdukjes së tij. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv