Kurti: Vetting drejtësisë/ Në filtër edhe doganat e tatimet. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak

2020-02-03 0

Organet e sistemit të drejtësisë si dhe ato të mbledhjes së tatimit do t?i nënshtrohen vettingut gjatë Qeverisë Kurti.


Prokuroria, gjyqësia, policia, Agjencia Kosovare e Inteligjencës, Administrata Tatimore, Dogana, do të filtrohen nga një komision me përbërje nga ekspertë vendor në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.

Këtë kryeministri, Albin Kurti e bëri me dije qysh në fillim të seancë plenare për votimin e Qeverisë së re.

Kryeministri Kurti solli një risi, detyrimin e shërbimit ushtarak me kohëzgjatje prej 3 muajsh me qëllim të shërbimit ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Derisa tha se do t?i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për avancimin e FSK-së në Ushtri e më pas anëtarësim në NATO.

Respektimi i të drejtave të punëtorëve në sektorin privat është sfidë e institucioneve tash e 20 vjet.

E Kurti premtoj se këtë do ta arrijë duke e rritur numrin e inspektorëve të punës në 400.

Ai premtoj rritje fokusimit në sektorin e arsimit për zhvillimin të të rinjve, ristrukturimin e granteve dhe subvencioneve për bujqit e themelim të Fondit Zhvillimor me qëllim të ofrimit të mbështetjeve financiare për ide inovative.

Por, në këtë fjalim nuk u përmend fare masa mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe e as dialogu me Serbinë.

Megjithëkëtë, pa përmendur nuk u lanë krimet e luftës.

Qeveria e tij tha se do t?i dënojë krimet e luftës përmes miratimit të Ligjit për Krime Luftës dhe themelimit të Institutit për Krime Lufte i cili do t?i ndihmoj prokurorisë në dokumentimin e krimeve.

Si rrjedhojë, Serbia do të paditet në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kurti#Kosova#TopChannel