TIRANE-Prej orës 10:00 po vijon seanca e radhës së Kuvendit të Shqipërisë, ku janë zhvilluar katër interpelanca. E para u kërkua nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelik, por edhe cështje të tjera, përfshirë kanabisin. Interpelanca e dytë u kërkua nga një grup deputetësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet shkarkimet, por edhe rastin e fundit të furtunës në institucionin e vuajtjes së dënimit në Peqin pas 'shëtitjes' së Dritan Dajtit në Bllok.