Shkencetaret italiane izolojne koronavirusin

2020-02-03 3

Italia hedh një tjetër hap të madh drejt krijimit të ilaçeve e vaksinave kundër koronavirusit të përhapur gjerësisht në Kinë. Ministri italian i Shëndetësisë tha se ekspertët e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive ?Spalancani? në Romë kishin arritur të gjenin mënyrën për të bllokuar zhvillimin e koronavirusit në laborator.

Kjo arritje e madhe bëhet teksa në vend janë zyrtarizuar 2 raste të prekurish të cilët po kurohen në spital. Bëhet fjalë për dy turistë kinezë, të cilët rezultuan bartës javën e kaluar.

Autoritetet kineze akuzuan Shtetet e Bashkuara se po përhapin panik, duke e fryrë më shumë se ç?duhet situatën emergjente të krijuar nga përhapja e koronavirusit në botë.

Sipas tyre, bllokimi i hyrjeve të shtetasve kinezë në territorin e Shteteve të Bashkuara, një shembull i ndjekur nga shumë vende të botës, është një masë e tepruar që kapërcen këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Edhe Hong-Kongu, që është pjesë e Kinës, ka vendosur të hedhë një hap të tillë, duke nisur nga kjo e hënë.

Në Filipine u shënua viktima e parë e koronavirusit jashtë Kinës, ndërsa numri i të prekurve në 22 vende të botës është mbi 150. Të vdekurit në Kinë kanë arritur në 361, ndërsa 17 mijë janë të prekurit. Por po ashtu në këtë vend po rritet edhe numri i të shëruarve plotësisht nga virusi vdekjeprurës.

Tv Klan