Mish “pa doganë” nga Brazili, Panariti: Vendim i nxituar - News, Lajme - Vizion Plus

2020-02-03 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-ministri i bujqësisë i cili firmosi urdhrin tre vite më parë për kontrollin e çdo ngarkese mishi që vjen nga Brazili, thotë se rishikimi i tij është një veprim i nxitur i ministrisë dhe i marrë nën presionet e biznesit.Kontrolli me bazë risku i operatorëve që importojnë produkte mishi, për Panaritin është një praktikë që nuk duhet të zbatohet me Brazilin.Unë kam informacion që ngarkesat me salmonelë nga Brazili vijojnë të jenë të njëjta pra 25% e tyre ka incidencë në stabilimentet e këtij shtetit. Rishikimi që i është bërë këtij urdhri është e nxituar dhe duhet rishikuar, aq më tepër kur rastet me salmonelë të evidentuar gjatë 2019 janë shtuar nga kontrollet që ka kryer AKU.Sipas ish-ministrit, bizneset e tregut ushtrojnë presione në mbarë botën për të shmangur kontrollet e shumta, por qeveria nuk mund të bjerë preh e tyre.Presionet e biznesit duhen injoruar. Në fund të fund është qeveria ajo që mban përgjegjësi për infektimet e popullatës ndaj ajo duhet të jetë garante e cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Por të lësh në dorë të një inspektori të kryejë ose jo analizat për një ngarkesë ndaj një subjekti të caktuar, do të thotë të shmangësh kontrollet e duhura.Gjatë muajit Janar, ministri Bledi Cuci rishikoi urdhrin duke vendosur që kontrollet të behën në bazë risku tek biznesi. Ministria tha se kjo masë u morë si një kërkesë e subjekteve, për tu trajtuar si çdo operator i Bashkimit Europian. Por ndërkohë standardet e kontrollit që zbatohen sot, nuk janë ende në nivelet e BE-se.