Report TV - Lirimi i Dokles, Gjonaj: Tani do informohem! Maliqi: Ismaili e dinte për Dajtin!

2020-02-03 0

Interpelanca e dytë e kërkuar nga deputeti Lefter Maliqi që është zhvilluar në Kuvend ka qenë në lidhje me situatën në burgje. Ministrja e Drejtësisë Gjonaj u shpreh se pas ngjarjeve të fundit, referuar lirimit të Endrit Dokles anëtarit të bandës së Durrësit, ka kërkuar informimin për të gjitha praktikat që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie. "Unë në fillim të 2020 kam lëshuar një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie dhe një sërë masash janë marrë ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas" tha ministrja. Ndërkohë që Maliqi akuzoi kryeministrin dhe ministren për emërimin e drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili. Një tjetër cështje që ngriti ishte edhe shkarkimet pas 'shëtitjes' në Bllok të Dritan Dajtit. Maliqi tha se drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka qenë në dijeni të kërkesës së tij që është pranuar për të shkuar për t'u mjekuar në një klinikë në Bllok. Kërcënimin e Ismailit ai e cilësoi si "Kastile, që të ruhet me policë, është i paaftë".

Interpelanca në Kuvend
Lefter Maliqi: Unë kam qenë zv/ drejtor i burgjeve, ato të meta që konstatova ua kam thënë. Të nderuar drejtuar KÇK-së, pavarësisht se keni emëruar një drejtoj burgjesh, i cili kërkonte që zv. drejtori të largonte njerëzit e Sandër Lleshaj. Ai emëroi disa drejtorë burgjesh ushtarakë për të zbatuar ligjin dhe detyrat. Kush janë oligarkët pranë kryeministrit që e propozuan emrin e drejtorit të përgjithshëm, ti se komandon atë, por ai ty. Drejtori ka qenë liruar si agjent i SHIK-ut në 1997, ka qenë liruar nga komisariati nr. 3 për shkak të ngjarjes së Sokol Koçiut. Ka qenë i shkarkuar për abuzim me detyrën?

Etilda Gjonaj: Kemi ndërmarrë një sërë propozimesh për ligj të ligj për të dënuarit, paraburgosurit dhe policinë e burgjeve, që do të ndryshojnë që të mos ndodhin në të ardhmen. Por më duhet të them që një progres ka shënuar trajtimi i punonjësve të policisë së burgjeve, uniformat dhe transporti. Nuk mund të transferohen larg banesave të tyre. 650 punonjës janë rekrutuar me trajnime. Nuk ka më emërime nepotike. Unë në fillim të 2020 kam lëshuar një urdhër për informimin e të gjitha praktikave që shkojnë në gjykatë për të gjithë të dënuarit me mbi 15 vite heqje lirie dhe një sërë masash janë marrë ndaj drejtuesve të burgjeve që janë shkarkuar apo kallëzuar më pas. Në 2019, 373 ngjarje janë referuar në prokurori. Lejet për të dënuarit kalojnë në komision. Është mbyllur historia e dërgimit me leje të veçantë në mënyrë abuzive, që darkonin me deputetë, apo dilnin jashtë për të kryer të tjera vepra. Edhe për rastin e fundit që i keni veshur vetes cilësinë e gjyqtarit, për shkarkimin, nuk e kuptova cili ishte shqetësimi juaj. Ka ikur koha kur drejtuesit e lartë bënin sikur nuk shikonin shkeljet që ndodhnin, sot është koha e zbatimit të regjimit të posaçëm '41-bis'. Zoti Maliqi nuk kam parë ndonjë rezultat kur keni qenë zv/ drejtor ...